Milikije Halimi shpallet Angela Merkel e Haraçinës (VIDEO)

Edhe pse është me orientim socialdemokrat, pas fitores së bindshme që shënoi në raundin e parë Milikije Halimi e LSDM-së ka filluar të krahasohet me kancelaren Angela Merkel, shkruan Gazeta Lajm. Ajo fitoi bindshëm në raundin e parë duke shënuar një fitore euforike edhe pse u kritikua shumë për shkak të disa paraqitjeve në opinion.

Kandidatja e LSDM në Haraçinë, Milikije Halimi ka shkelur me fitore bindëse kundrejt kandidatëve të tjerë.

Ajo fitoi 57 për qind të votave apo mbi 3076, derisa kandidatët e tjerë kanë shënuar humbje të thellë. Sipas rezultateve zyrtare të KSHZ, e dyta është radhitur BDI me kandidatin e saj Isuf Bislimi që ka fituar 1 mijë vota, ndërsa i treti është radhitur Isen Ramadani nga ASH me mbi 800 vota.  Ali Ismaili i Lëvizjes BESA ka mundur të marrë vetëm 5.23%.

Milikije Alimi, kjo është kryetarja e Haraçinës

Milikije Alimi, një zonjë shqiptare është përzgjedhur si kandidate e LSDM për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Shpallja e kandidaturës së saj është bërë nga kreu i socialdemokratëve Zoran Zaev, i cili dje për Kurban Bajramin ishte në Haraçinë, informon INA.

Zaev tha se kjo grua shqiptare është personi më serioz që të jetë kandidat i LSDM-së për këtë komunë.

“Mendoj që jemi në fund me bisedimet me partnerët e koalicionit të cilët janë standard me ne në koalicion, por po flasim edhe me parti që nuk janë me ne në koalicion. Unë shpresoj që fronti i koalicionit do të rritet, dhe jam i bindur se ajo do të ndodhë, në përputhje me bisedimet që po i bëjmë në bazë të konceptit, programit dhe ardhmërisë së shtetit”, theksoi Zaev.

Melekije Alimi është kandidatja e parë femër për komunën e Haraçinës. Ajo thotë se kjo është një përgjegjësi e madhe dhe se shpreson në fitore.

“Është përgjegjësi e madhe që të emërohem si kandidate për Haraçinën, edhe përgjegjësi më e madhe është sepse jam femra e parë që po dal në garë për këtë post. Shpresoj se do ta fitoj besimin e bashkëvendasve të mi që të realizojmë projektet që vetë kryeministri i premtoi”, theksoi kandidatja Alimi. Ajo pritet të ketë përkrahje të gjërë për shkak se LSDM doli si partia e parë më e votuar në Haraçinë, duke lënë prapa të gjitha partitë e tjera shqiptare. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu