Milionerja 20-vjeçare futet në të kuqe, vret 6 persona (FOTO+VIDEO)

Një milionere 20-vjeçare është arrestuar pasi u fut me makinë me të kuqe dhe përplasi turmën duke vrarë 6 persona.
Rrugët e Karkivit në Ukrainë u përgjakën pasi makina e saj Lexus goditi një VW Touareg dhe mori përpara njerëzit në trotuar.

Truprojat e Alyona Zaitseva nxituan me dy makina Jeep për ta mbrojtur atë nga turma e tërbuar.
Mes viktimave është edhe një nxënëse 15-vjeçare.

“Dukej si një zonë lufte,” tha një dëshmitar.
Zaitseva është vajza e një multimilioneri. Ajo shpëtoi pa u plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu