Ministri Spasov: Përmbytjet në Shkup kanë shkaktuar dëme të mëdha (VIDEO)

Qeveria së bashku me një numër të institucioneve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Mbrojtjes, ARM-ja, ekipet nga Kryqi i Kuq kanë dalë në terren në Shkup, pas stuhisë që kaploi disa lagje të kryeqytetit, njofton TetovaSot.
Të gjitha ekipet janë duke u përpjekur që qytetarëve t’u japin mbështetje maksimale dhe për të ndihmuar njerëzit e prekur nga stuhia.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov ka vizituar edhe Shtabin e Krizave të kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski i cili është formuar pas stuhisë dhe përmbytjeve në Shkup.
Spasov theksoi se në bazë të informatave paraprake dëmi më i madh është në Shkup dhe më i vogël në rajonin e Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu