Mjerimi s’paska kufi, Safet Neziri i BDI-së kritikon pse po shtrembërohet gjuha shqipe në mbishkrime

Safet Neziri, kuadër i BDI-së, e cila që nga viti 2002 e deri më tani ka qenë në pushtet (përjashtuar periudhën 2006/08), në një postim të tij në facebook ka kritikuar se po vazhdon shtrembërimi i gjuhës shqipe në tabelat dygjuhëshe në Qytetin e Shkupit. Në këtë rast parashtrohet pyetja: Se kujt po i ankohet Neziri? Vetvetes, apo bashkpartiakëve të tij, të cilët nuk ishin të zoti për kaq vite sa kanë qenë në pushtet të implementojnë dygjuhësinë, por edhe në raste kur ajo zbatohet të mos bëhen shtrembërime. Nuk është e qartë se në adresë të kujt është drejtuar kjo kritikë, por një gjë është e sigurt se për qytetarët kjo paraqet një tallje e vërtet. BDI është në pushtet dhe ajo ka përgjegjësin për zbatimin e drejt të gjuhës shqipe, ndërsa po ndodh e kundërta: ata shtiren kinse janë të pafajshëm dhe veprojnë sikurse janë në opozitë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu