Moment emocionues, basketbollisti kosovar që luan në Amerikë vizitohet për herë të parë nga babai i tij gjatë një ndeshje (VIDEO)

Basketbollisti i ri kosovar, Lis Shoshi, ka përjetuar një befasi të këndshme para ndeshjes që skuadra e tij, Little Rock Trojans kishte për ta zhvilluar ndaj Georgia State, pasi u vizitua nga babai i tij për herë të parë në një ndeshje të nivelit të lartë.

Lis Shoshi, ishte larguar në vitin 2013 nga Kosova si emër i panjohur i basketbollit.

Ai kishte luajtur pak ndeshje në qytetin e Pejës, ndërsa 21-vjeçari së fundi është paraqitur në turneun e Divizionit të parë të NCAA-së, ku paraqiten ekipet më të mira dhe lojtarët më të mirë të universiteteve amerikane.

Shoshi është duke jetuar ëndrrën e tij në Ligën Amerikane të Kolegjeve, duke shpresuar që të arrij debutimin edhe në nivelin më të lartë të basketbollit amerikan dhe botëror, NBA, përcjell Telegrafi.

21-vjeçari nga Peja është befasuar para ndeshjes që skuadra e tij Little Rock Trojans e zhvilloi ndaj Georgia State, pasi babai i tij ishte i pranishëm në sallë për ta shikuar për herë të parë.

Ky ishte një moment emocionues për Shoshin, i cili shihej i gëzuar teksa udhëheqësi i mbrëmjes në mikrofon prezanton babanë e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu