Moment prekës: Babai mban në krahë djalin e tij të vdekur – vetëm 30 minuta pasi lindjes së tij (FOTO)

Kjo foto prekëse tregon momentin e hidhërimit të papërshkrueshëm, pasi babai ka mbajtur në duar djalin e tij të porsalindur, disa momente pas vdekjes së tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Nixon Tonkin nuk mori frymë asnjëherë pas lindjes, pasi që pësoi lëndime të rënda gjatë një operacioni të lindjes së nënës së tij, në vitin 2014, në një spital në Australi.

Po sipas medieve të huaja, nëna e Nixonit, Simone Tonkin, duhej t’i nënshtrohej një prerje cezariane emergjente pasi djali i saj mbeti i mbërthyer në kanalin e lindjes.

Imazhi bardhë e zi tregon Martin ‘Marty’ Tonkin me ankth në fytyrën e tij, derisa po mbante djalin e tij, duke prekur hundët e tyre, momente pas operacionit.

Thuhet se imazhi i babait dhe djalit u postua në Instagram nga një mik i familjes, i quajtur Simone.

Ajo e përshkruan Martyn si njeriun më emocional që ka takuar ndonjëherë, pasi e mbajti arkivolin e djalit të tij gjatë shërbimit të tij të varrimit.

Këto foto janë publikuar në kohën kur vazhdojnë hetimet rreth një gabimi të mundshëm të stafit në spital, të cilët kishin menduar fillimisht se nuk kishte nevojë për operacion.

Gjithashtu dyshohet se më pas një asistente e mjekëve e dëmtoi kokën e bebes derisa po tentonte të nxirrte nga barku i së ëmës.

Çifti tanimë bëhet e ditur se kanë një fëmijë tjetër, i cili tashmë ka mbushur një vjet./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu