Momenti kur alpinistin e zë orteku i borës teksa ngjiste malin (FOTO)

Alpinisti Will Sim ishte duke u ngjitur në një majë mali, kur një ortek dëbore e zuri duke e vënë kështu në rrezik për jetën.

Will-i i cili po ngjiste “Mont Blanc-un” nuk i besoi syve kur pa tonelata me dëborë që po i binin mbi kokë.

E vetmja gjë që ai mund të bënte, ishte që të kapej fort pas shkëmbinjve dhe t’i rezistonte shtytjes së dëborës.

Pavarësisht rrezikut të madh, ai arriti të ngjitej në majë dhe më pas të realizonte një selfie me shokun e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu