Momenti kur burri gjuan me revole në dasmë, dhe qëllon një vajzë në kokë (VIDEO, +18)

Videoja 24 sekondëshe e postuar më poshtë, shfaq momentin rrëqethës kur gjatë një dasme një burrë gjuan me revole dhe pa dashje qëllon një vajzë.

Kjo video fillon kur ky burrë gjuan lart me revole dhe në një moment ulë dorën dhe padashje qëllon vajzën e veshur me të zeza, e cila rrëzohet para këmbëve të dasmorëve.

Menjëherë pas kësaj dëgjohen britmat e njerëzve, derisa personi që kishte filmuar momentin fillon ta lëviz telefonin nga frika që e kishte kapluar.

Por, me kalimin e sekondave britmat sa vijnë e rriten, derisa mediat botërore raportojnë se vajza mund të jetë qëlluar në kokë, kurse ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Lindjen e Mesme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu