Momenti kur Trump harron të nënshkruaj vendimin e ri për shëndetësi, bën bujë në internet (VIDEO)

Donald Trump për pak sa nuk harroi të nënshkruaj vendimin e tij të ri për shëndetësinë, që Barack Obama kishte punuar shumë për ta realizuar programin e njohur ndryshe si “Obamacare”, shkruan Independent.

Në dhomën Roosvelt në Shtëpinë e Bardhë i pari i shtetit më të fuqishëm në botë, kishte mbledhur kabinetin e tij dhe mediat për të ndjekur nga afër ceremoninë e nënshkrimit.

Por, pas falënderimeve për pjesëmarrje, ai niset në drejtim të derës për të dalë nga dhoma, duke harruar të bëjë atë për çka edhe ishin mbledhur – të nënshkruaj dokumentin.

Ishte pikërisht zëvendëspresidenti Mike Pence, që e kapi për krahu duke ia rikujtuar se duhet ta nënshkruaj dokumentin me qëllim që vendimi i tij më i ri të hyj në fuqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu