Momenti i vrasjes së Arkanit, a është kjo fotografia që e kërkuan të gjithë në Serbi? (FOTO)

Një fotografi që thuhet se tregon momentin në të cilën Dobrosav Gavric shihet duke qëlluar mbi Zeljko Raznjatovic Arkanin në Hotel Intercontinental, vetëm për disa orë është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale në Serbi, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Foto është shpërndarë përmes një profili të rremë të gazetarit Milomir Maric, i cili është i njohur për kontakte dhe njohuri të zhvillimeve të botës së krimit të viteve ’90 të Beogradit.

Siç shkruajnë më tej mediat serbe, nuk është për t’u habitur që shumë menduan se ishte një fotografi autentike nga skena e një prej vrasjeve më të famshme në atë kohë.

Megjithatë, siç u përmend tashmë, profili Maric është i rremë, dhe fotografia është marrë si pjesë e rikonstruimit gjyqësor të një vrasje të trefishtë në Hotel Intercontinental, disa vjet më parë!

Aty gjendet avokati Veljko Delibasic, mbrojtësi i të akuzuarit për vrasjen e Raznjatoviçit dhe dy të tjerëve.

Mediat serbe rikujtojnë faktin se Delibasic gjatë gjykimit ka kërkuar në mënyrë të përsëritur për të paraqitur pamjet e kamerave të sigurisë nga Intercontinental, duke argumentuar se ato do të jenë provë e pakundërshtueshme se të pandehurit e tij janë të pafajshëm për vrasje.

Megjithatë, gjatë 15 viteve të fundit, asnjë nga informacionet nuk tregonte se këto regjistrime ekzistojnë.

Zeljko Raznatoviç Arkan, është vrarë më 15 janar 2000 në hotel “Intercontinental” në Beograd, ku në të qëlloi Dobrosav Gavric – Dragan Nikolic dhe Milan Gjuriçiq ishin bashkëpunëtorët e tij, thuhet në versionin zyrtar të ngjarjes.

Gjuriçiq dhe Nikoliç u dënuan me 30 vjet si bashkëpunëtorë në vrasjen e Arkanit, ndërsa Dobrosav Gavric u dënua me 35 vjet. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu