Motivohem nga rivaliteti i Messit, Neymarit dhe të tjerëve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se ai është shtyrë që të jetë lojtari më i mirë në botë nga frika e tejkalimit të tij nga lojtarë si Lionel Messi dhe Neymar.

32-vjeçari portugez, i cili fitoi Topin e Artë në janar, është favorit i madh për t’u kurorëzuar si futbollisti më i mirë në botë për herë të pestë pas triumfit të Madridit në La Liga dhe në Ligën e Kampioneve në 2016-17.

Ronaldo dhe rivali i tij i kamotshëm Messi kanë ndarë trofeun e Topit të Artë çdo vit që nga viti 2008 dhe një tjetër triumf për ish-yllin e Manchester Unitedit do ta shihte atë të barazojë yllin e Barçës në listën e të gjitha kohërave.

Dhe Ronaldo pranon se konkurrenca ‘e shëndetshme’ midis sulmuesve më të mirë të botës, ndër të cilët përfshinë Robert Lewandowskin e Bayern Munichut dhe Gonzalo Higuainin e Juventusit, është ajo që e frymëzon atë të përpiqet për sukses.

“Për të përmendur një lojtar është e vështirë, por niveli që unë jam është si në sportet e tjera: Formula 1, NBA … Lojtarët më të mirë ndjekin gjithmonë lojtarët më të mirë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për ESPN.

“Ata duan të jenë në krye të lojës, sepse të tjerët janë atje. Ju nuk mund të pushoni, sepse të tjerët do t’ju kalojnë”, përcjell Telegrafi.

“Sigurisht që ne luftojmë me të gjithë, me Neymarin, me Messin, Lewandowskin, Higuainin, me lojtarët më të mirë në botë, ky nuk është ‘luftimi’ por është konkurrencës e shëndetshme. Ne luftojmë për të qenë më të mirët”.

“Është motivimi im: të jem më i mirë se ata, vit pas viti”, përfundoi ylli portugez i Real Madridit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu