Murray lë prapa Gjokoviqin, bëhet numër një në botë

Britaniku Andy Murray është bërë tenisti numër një në ranglistën botërore, për herë të parë në karrierën e tij, pasi Milos Raonic u tërheq nga gjysmëfinalja.

Murrayt, 29-vjeçar, i duhej vetëm kalimi në finalen e Parisit, pasi ish-numri një në botë Novak Gjokoviq u mposht nga Marin Cilic në çerekfinale.

Kanadezi Raonic njoftoi tërheqjen nga gara shkaku i një lëndimi.

Murray do të jetë britaniku i parë që mban pozitën e parë në ranglistë prejse filloi të numërohej në vitin 1973.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu