Myslimanët u japin të krishterëve shamitë e tyre që t’i shpëtojnë nga ISIS-i

Të krishterët po ikin të tmerruar nga militantët e ISIS-it në qytetin filipinas të Maravit duke veshur xhihabët që u kanë dhënë myslimanët.

1,500 banorë kanë mbetur të bllokuar në qytetin e rrethuar filipinas, raporton “The Independent”.

Pothuajse 100 persona kanë ikur në këmbë, ndërsa të tjerët janë arratisur nga lumi.

Mjekët që kujdesen për banorët që kanë dalë të gjallë në breg treguan shkathtësinë dhe guximin e të mbijetuarve.

“Myslimanët kanë mbrojtur punëtorët e krishterë duke i huazuar shamitë dhe xhihabet “, tha doktoresha Gioia Ancheta.

Civilët përballen me urinë dhe po përdoren si mburoja njerëzore, shkruan syri.net. Ata janë gjithashtu nën sulm nga bombardimet e ushtrisë filipinase që po përpiqet të përzërë xhihadistët.

Ka njoftime se disa banorë lokalë janë kaq të uritur sa kishin “filluar të hanin batanije”, sipas politikanit lokal ,Zia Alonto Adiong, i cili po menaxhon përpjekjet e shpëtimit dhe shpëtimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu