Nata e parë e De Biazit në hotelin shqiptar: Vura kolltuk para derës, mos më vidhnin, por ja mendimi që kam sot për shqiptarët

Xhani De Biazi gjatë një intervistë për “Corriere della Sera”, seksionin e Breshias, ka treguar detaje nga dita e parë e tij në hotel në Shqipëri, madje të habit me ato që ka thënë. Ish-trajneri i Shqipërisë iu është përgjigjur pyetjeve të Riki Barones, gjatë vizitës që De Biazi ka bërë në qytetin e Breshias. Ai është trajneri i fundit që ka stërvitur yllin e futbollit italian, Roberto Baxho.

Po flasim për një njeriun që ka fituar sfidën e pamundshme me kombëtaren shqiptare.

-Nuk e di se kush mund jetë ky njeri, ndoshta një marsian, kush mund ta dijë – bën shaka (por jo shumë) De Biazi. – Në fakt, me Shqipërinë arrita një objektiv qaë në fillim dukej me të vërtetë i pamundur, duke e çuar në kampionatin e fundit evropian, duke sfiduar çdo parashikim. Kam provuar një ndjenjë të mrekullueshme.

Por, së fundi dha dorëheqjen e tij të parevokueshme. Përse kjo zgjedhje?

-E kisha kuptuar që ishte mbyllur një cikël, kushtu mendova të shkoja në momentin më të mirë të mundshëm, sigurisht jo për mungesë të rezultateve, në një grup ku Spanja dhe Italia janë duke dominuar pa rivalë. Besoj që, trajneir i ri Kristian Panuçi mund të punojë seriozisht.

Çfarë mund t’i këshilloje?

-Unë dhe Kristiani jemi përballur shumë herë dhe mund t’i them vetëm që te shkojë përpara për rrugën e tij dhe të punojë me qetësi, pa i tejkaluar dhe djegur etapat.

A kishe ndonjë paragjykim për Shqipërinë?

-Natën e parë në hotel vendose një kolltuk përpara portës së dhomës nga frika se mos më vidhnin. Sot e them duke qeshur, pasi me kalimin e kohës mësova t’i dua shqiptarët: kam parë pak dhunë, në të kundërt të disa vendeve të pasura perëndimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu