NATO konfirmon: ROSU mund të veprojë në mbarë Kosovën pa miratim nga KFOR-i

Burime në selinë e NATO-s në Bruksel kanë thënë se “Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, në të cilën thirret Serbia, nuk përfshin forcat policore të Kosovës.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ata kanë deklaruar se “autoritetet e Kosovës nuk janë të obliguara që të kërkojnë miratim nga KFOR-i për të dërguar forcat e veta policore në gjithë territorin e Kosovës”.

Këtë agjencisë Beta në Bruksel i kanë thënë zyrtarë të NATO-s, kur u pyetën nëse autoritetet në Prishtinë do të duhej të kërkonin pëlqimin paraprak të KFOR-it për të dërguar forcat speciale të ROSU të policisë së Kosovës, për të ndaluar trenin që shkonte nga Serbia në Mitrovicë.

Po siç shkruajnë mediat serbe, kjo ishte përgjigje edhe për pyetjen nëse dokumenti i NATO-s me shkrim, si pjesë e Marrëveshjes së Brukselit në mes Beogradit dhe Prishtinës, bënë të qartë se autoritetet e Kosovës duhet të kërkojë pëlqimin e KFOR-it, për vendosjen e policisë edhe në veri, aty ku banojnë serbët.

Mediat serbe shkruajnë edhe për një deklaratë të një zëdhënëseje të NATO-s, e cila ka thënë KFOR-i “është duke kryer rolin e vet me një mandat të bazuar në rezolutën 1244 dhe është i gatshëm, në qoftë se është e nevojshme, të sigurojë ndihmë si një forcë e tretë, për shkak se fillimisht punën e tyre duhet ta kryejnë EULEX-i dhe Policia e Kosovës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu