Nazarko: Në Shqipëri dhe Maqedoni, elitat e deritanishme janë kriminalizuar

Politikanët dhe partitë të cilët kanë udhëhequr nga dy ose tre mandate në Maqedoni dhe Shqipëri janë kriminalizuar dhe ata i rrezistojnë ballafaqimit me drejtësinë, andaj dhe bllokohet procesi i reformimit në drejtësi. Kështu vlerëson analisti nga Shqipëria, Mentor Nazarko, duke komentuar zhvillimet politike në dy vendet.

“Në Ballkan elitat politike konsolidohen pasi fitojnë një ose dy mandate në pushtet, e kur fitojnë tre është e pamundshme të rrëzohen përmes kanaleve legale siç janë zgjedhjet. E vetmja rrugë që me i larguar këto elita që janë edhe te kriminalizuara, janë lidhur me krimin ndërkombëtarë, kanë futur duart në para dhe duke çuar paratë në offshore e vetmja rrugë është reforma në drejtësi. Në Maqedoni ka prokurori speciale, ndërsa në Shqipëri kemi edhe gjykatë speciale. A do të intervenojë bashkësia ndërkombëtare, unë besoj se po. Siç është trendi në vendet më të rëndësishme të BE-së, siç është Franca, forcat pro Bashkimit Evropian janë duke fituar“, tha Nazarko në një intervistë për emisionin “Rruga drejt”.

Ai në deklaratën e tij aludonte në udhëheqësit e deritanive të Qeverive në dy vendet. Në Shqipëri për tre mandate radhazi Qeverinë e ka drejtuar Partia Demokratike, ndërsa në Maqedoni partnerët VMRO-DPMNE dhe BDI./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu