Ndan bukën e fundit me një të panjohur, më pas zbulimi i pabesueshëm e lë pa fjalë

Kur e pa atë njeri duke hyrë në dyqan për të kërkuar bukë, nuk u mendua gjatë, e ndau në mes paninen e vetme të bukës që kishte ,pa kërkuar asgjë në këmbim.

Bëhet fjalë për një italian nga Toskana, i cili as nuk e mendonte që ky veprim do i shpërblehej nga njeriu që kishte ndihmuar.

Kjo pasi personi që i kishte kërkuar ndihmë, rezultoi një diplomat me vizitë në qytet, ambasadori amerikan pranë Vatikanit, Louis Lawrence Bono.

Është kjo ajo që ka ndodhur pak ditë më parë në Castelfranco Piandiscò, në provincën e Arezzo, ku 48-vjeçari Paolo Filippini drejton një dyqan ushqimore dhe me produkte mishi.

Në dyqanin e burrit kishin hyrë dy persona të huaj të cilët në gjuhën angleze i lanë të kuptonte se donin bukë. 48-vjeçari siç shkruan noa.al, kishte ruajtur paninen e fundit për familjen e tij, por vendosi që ta ndajë në mes duke ua dhuruar atyre.

Por pak ditë më pas, para dyqani të tij u ndal një makinë e blinduar, ku ndodhej njëri nga burrat të cilit i kishte dhuruar bukën.

“Një person më kërkoi që të mbyllja dyqanin, siç ndodh kur vinë njerëz të rëndësishëm. Më pas nga makina zbriti ai, njeriu i bukës. Unë mbeta me gojë hapur”, thotë Paolo.

Ambasadori ishte rikthyer në dyqan për ta falënderuar personalisht, ndërsa më tej bleu dhe 8 kilogramë biftekë si dhe i premtoi një shpërbim sapo të kthehej në Romë. /noa.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu