Ndërtoni ura lidhëse dhe jo mure ndarëse

Dy vëllezër e donin shumë njëri-tjetrin dhe punonin bashkërisht në kopshtet e tyre dhe çdo gjë e ndanin përgjysmë mes tyre. Por një ditë prej ditësh ndodhi një keqkuptim çka më pas nisi edhe një grindje mes tyre, por dalëngadalë keqkuptimi dhe grindja u shtua, ku më pas, një heshtje e dhimbshme që vazhdoi për disa javë derisa u shtua edhe më tepër boshllëku mes tyre dhe u shkëputën lidhjet tërësisht.

Një ditë një burrë i panjohur trokiti derën e vëllait të madh. Ishte punëtor i mjaft i aftë dhe kërkonte punë. Vëllai i madh iu përgjigj pozitivisht kërkesës duke i thënë:

Po, mund të punosh te unë. A e sheh anën tjetër të lumit, ajo është e vëllait tim të vogël. Ai më bëri keq, më nënçmoi dhe u prishën të gjitha lidhjet mes nesh.

Do të të tregoj se unë mund të hakmerrem ndaj tij. A sheh këto gurë afër shtëpisë? Me këto gurë dua të ndërtosh një mur të lartë, sepse nuk dua ta shoh atë më”.

Punëtori iu përgjigj: Po, e kuptova situatën.

Vëllai i madh i dha punëtorit të gjitha mjetet e nevojshme për punë, pastaj udhëtoi duke e lënë punëtorin një javë të plotë. Pasi u kthye, punëtori kishte mbaruar punën e vet. Mirëpo çfarë befasie!

Në vend se të ndërtonte murin, ai kishte ndërtuar një urë që lidhte dy anët e lumit. Në ato momente doli vëllai i vogël nga shtëpia e tij, vrapoi drejt vëllait të tij duke i thënë: Sa vëlla të mirë që kam! Po ndërton urë mes nesh, përkundër gjithë asaj që të kam bërë! Unë me të vërtetë krenohem me ty.

Përderisa vëllezërit festonin bashkërisht pajtesën mes tyre, punëtori po i grumbullonte mjetet e punës për të shkuar. Të dy vëllezërit njëzëshëm i thanë: Mos shko, prit. Kemi akoma punë për ty.
Mirëpo, ai iu përgjigj: Do doja të qëndroj akoma me ju, mirëpo duhet ndërtuar ura tjera!

ETIKA E TREGIMIT:

Ndërtoni ura lidhëse mes njerëzve dhe mos ndërtoni mure ndarëse asnjëherë. Bëhuni nga ata që i bashkojnë njerëzit. Bëhuni nga ata që ndërtoni ura të dashurisë për hir të Allahut. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu