Ndodh e papritura: AAK po ia merr LDK-së këtë komunë

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për Komunën e Istogut.

Sipas informacioneve të fundit, Gani Dreshaj i AAK-së është duke prirë dukshëm kundër kandidatit të tij të LDK-së, Haki Rugova.

Para numërimit të këtyre votave, Haki Rugova i LDK-së udhëhiqte me 671 vota kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së, por tashmë ky rezultat ka ndryshuar në favor të këtij të fundit.

Nga numërimi i votave me kusht dhe me postë, Dreshaj ka marrë 705 vota, ndërsa Rugova vetëm 4.

I bije se aktualisht Dreshaj tashmë është para Rugovës me 30 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu