Në Javën e Modës sfilojnë për herë të parë modele me shami (FOTO)

Një stiliste indoneziane ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me koleksionin e saj për femrat myslimane në Javën e Modës në New York. Veshjet e Aniesa Hasibuan ishin ndërthurje të shamisë me xixat dhe ngjyrat e ndryshme, duke sfiduar kritikuesit që thonin se ky stil nuk ishte aspak modest.

30-vjeçarja ishte stilistja e parë që kishte shfaqjen e saj në ceremoni, dhe mori vlerësime nga kritikuesit e modës, gjë të cilën ajo nuk e priste aspak.

Çdo njeri i vlerësoi veshjet e mia, faleminderit zotit,” – tha ajo të premten në Javën e Modës në Jakarta.

Koleksionet e Aniesa janë paraqitur edhe në shfaqje të tjera si Londra, Stambolli dhe Kanë, por Java e Modës në New York është një arritje e madhe për karrierën e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu