Në Tophanë do të ndërtohet xhami me 9 kupola dhe 2 minare (VIDEO)

Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Tophanës në Shkup, e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë. Xhamia, pritet që të përmbushë nevojat për vend të adhurimit për popullsinë e rajonit.  Derisa ka filluar të mbyllet vendi ku do të ndërtohet xhamia, vazhdon ndërtimi i zyrave të kantierit të ndërtimit.  Xhamia e cila do të ndërtohet në stilin e kompleksit, do të ketë parking të mbyllur, kurse Kur’an-i, sallë konferencash, mensë, shatërvan dhe ndërtesa administrative. Këshilltari për Çështjet Fetare, pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, ka thënë për Agjencinë Anadollu se projekti i Xhamisë Qendrore të Tophanës Shkup do të zhvillohet në partneritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Komunës së Çairit, dhe KOMASH-i si kompani e TDV-së.

“Pasi që të fillojë përafërsisht brenda një kohe prej dy, dy vit e gjysmë planifikojmë ta përfundojmë. Komuna e Çairit procesin për alokimin e tokës e bëri para një viti. Kjo tokë i është alokuar Bashkësisë Islame. Në këtë tokë do të ndërtohet edhe një xhami, por edhe ndërtesë administrative e Bashkësisë Islame. Do t’i ndërtojmë të dyja së bashku. Zhamia do të ndërtohet në stilin e kompleksit me karakteristika arkitekturore osmane”, ka thwnw Murat Alkan, Këshilltar për Çështjet Fetare, pranë Ambasadës së Turqisë.

Shefi i kantierit, Atilla Akşirin, sqaroi se xhamia do të ketë kapacitet për 1500 persona, tha se sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit është 10 mijë metra katrorë.

“Xhamia do të ketë dy minare dhe 7-8 kupola të vogla së bashku me kupolën qendrore të madhe. Pas mbylljes së rajonit të ndërtimit do të fillojnë punimet e gërmimit”, ka deklaruar Atilla Akşirin, Shef i kantierit.

Xhamia në FushëTopanë me shumë karakteristika do t’i përngjaj Xhamisë Mihrimah Sultan në Edirnekapi të Stambollit dhe Xhamisë Koxhatepe të Ankarasë.


Në Tophanë do të ndërtohet xhami me 9 kupola… by tvshenjaofficial


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu