Në Turqi nga detyra janë larguar përkohësisht 9.103 policë për lidhje me tentativën për grusht shtet

Në Turqi nga detyra përkohësisht janë larguar 9.103 nëpunës policorë, lajmëroi sot televizioni Si-En-En-turk, cituar nga mediat britanike.

Masa është pjesë e hetimit për lidhjet e parashikuara me predikuesin turk Fetulla Gylen, i cili jeton në SHBA, dhe për të cilin pohohet se qëndron pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet nga korriku i vitit të kaluar.

Autoritetet turke pas grusht shtetit arrestuan 40.000 persona, ndërsa janë ndërruar ose larguar nga detyra 120.000 përfaqësues të shumë profesioneve,  nga ushtarë deri në mësues dhe nëpunës shtetërorë.

Paraprakisht sot mbi 1.000 persona u arrestuan në aksionin policor, që përfshiu 72 qarqe nëpër vend.

Autoritetet turke theksuan se kanë arrestuar mbi njëmijë “imamë sekretë të cilët janë infiltruar në forcat policore me urdhër të Gulenit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu