Nëna biologjike e vajzës së adoptuar të Angelia Jolie lutet për të takuar të bijën (FOTO)

Mentewab Dawit Lebiso, nëna biologjike e vajzës së adoptuar të Angelia Jolie dhe Brad Pitt kërkon rastin për të biseduar me bijën e saj, Zahara.

Ajo i ka thënë Daily Mail që nuk dëshiron kujdestarinë për të bijën 12 vjeçare, por vetëm dëshiron që të jetë në kontakt me të në pjesën tjetër të jetës.

“Vetëm dua që ajo të dijë se jam gjallë dhe të kem mundësinë të flas me të”, ka thënë ajo.

Zahara është fëmija i dytë i tre fëmijëve të birësuar të Jolie dhe Pitt.

Çifti i famshëm i Holliwood, i cili janë në proces të divorcit pas ndarjes së vitit të kaluar, birësuan Zaharën në vitin 2005 kur ajo ishte 7 muajshe.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu