Nënat që vuajnë nga ky shqetësim, rrezikojnë të lindin fëmijë autik

Nënat, të cilat vuajnë nga sindroma policistike e vezoreve, janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë me probleme me autizmin.

Është ky përfundimi në të cilin ka dal një studim suedez i kryer, i cili është i pari në llojin e tij që mbështet teorinë që ekspozimi i hershëmndaj hormoneve të seksit mund të luajë në rol të rëndësishëm në rrezikun për zhvillimin e autizmit tek fëmijët.

Sindroma policistike e vezoreve është një sëmundje, ku çrregullimi hormonal mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, cistet e vezoreve, probleme me mbetjen shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të grave të moshës së re.

“Zbuluam se diagnoza e sindromës policistike të vezoreve tek nëna rrit rrezikun e autizmit tek pasardhësi me 59%”, thotë autori kryesor i studimit, Kyriaki Kosidou, nga departamenti i shkencave të shëndetit publik tek Instituti Karolinska në Stokholm, përcjell Shije.al.

Gjatë studimit u vëzhguan rreth 24 mijë fëmijë autikë të lindur në Suedi mes viteve 1984-2007. Hulumtuesit shkencorë më pas i krahasuan ata me 200 fëmijë të tjerë pa probleme me zhvillimin mendor.

Rreziku i autizmit është më i madh tek nënat të cilat vuajnë si nga sindroma policistike e vezoreve ashtu edhe obeziteti, një gjendje e zakonshme e kësaj sindrome që lidhet më shumë me rritjen e androgjeneve.

Androgjenët janë hormone seksuale përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave mashkullore. Këto hormone luajnë gjithashtu një rol në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor qendror.

Gratë me sindromën policistike të vezoreve kanë nivele më të larta të androgjeneve, madje edhe gjatë shtatzënisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu