Neymar në Premierligë, Barcelona transferon sulmues fantastik nga Serie A (FOTO)

Barcelona ka identifikuar zëvendësuesin e Neymarit që mund të transferohet në Manchester United.

Neymar mund të largohet nga Barcelona duke u transferuar në Manchester United.

Ndërsa, gjiganti katalan ka reaguar shpejtë duke identifikuar zëvendësuesin e tij.

E përditshmja sportive katalane “Sport” është e bindur se sulmuesi brazilian mund t’i bashkohet “Red Devils” pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala mund të jetë pasardhës i tij.

Dybala tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona.

Ndërsa, ai është afër vazhdimit të kontratës në Juventus deri më 2021. /Lajmi.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu