Neymar tregon se kush është futbollisti më i mirë në botë

Për Neymarin, bashkëlojtari i tij, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Braziliani në një intervistë për ‘France Football’, ka deklaruar se gjithmonë dëshiron të luaj me më të mirët, dhe Lionel Messi është më i miri në këtë sport.

“E gjitha që unë dua është që të luaj me më të mirët, dhe mendoj se Lionel Messi është më i miri”, ka deklaruar Neymar, përcjell lajmi.net.

Braziliani tutje ka kujtuar edhe përballjen me PSG-në në Ligën e Kampionëve, ku shton se nga kjo ndeshje ka kujtimet më të mira në karrierë./Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu