Nga balta në New York, arstistët kumanovarë thyejnë barrierat

Pa buxhet, pa mbështetje dhe me teknologji të limituar, arstistët kumanovar po realizojnë ëndrrën e tyre kinematrografike.

Të rritur me filma amerikanë dhe të apasionuar pas aksionit filmat e tyre janë përplotë dinamikë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Është e mahnitshme, se tanimë filmat e tyre nuk konkurrojnë vetëm tregun rajonal, por edhe atë ndërkombëtar.

Në edicionin e 6 të festivalit “Albanian Film Week” në New York filmi “Toka” i realizuar nga regjisori kumanovar, Ibrahim Dehari ka rrëmbyer cmimin “Best Short Film” Award dhe “Best Director” filmi “A Long Way Home” nga Ibër Deari (Dramë).

Filmat e tij të realizuar janë nga producenti i tij Arben Fejzullahu, me produksionin “FrameIN Production”, të cilin e kanë hapur prej fillimit të filmit të pare.

“Teknikën e kemi pasur nga Arbeni, dhe kamerat, montazhet, ndërsa pjesa tjetër në të gjitha filmat është realizuar me zero buxhet”, shpjegoi Deari, duke shtuar se ata janë të detyruar të bëjnë diçka nga vetvetja, sepse profesioni i regjisorit në Maqedoni nuk përkrahet sa duhet.

Në filmin “Toka” bëhet fjalë për një konflikt ndërmjet dy vëllezërve, njëri që dëshiron të shes tokën, ndërsa tjetri nuk dëshiron ta shesë.

Toka është e mbushur adrenalinë dhe e mbështjellur me personalitetin dhe një histori rrënqethëse.

Gjeniu i ri Ibrahim Dehari është në ekran të plotë duke gërshetuar momente interesante si dhe duke eksploruar një botë të familjes, nderit të thyer, dhunës… etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu