Ngjarje tragjike në Itali, avioni humb kontrollin dhe bie në det (VIDEO)

Ky është momenti tronditës, kur piloti i një Eurofighter -i u rrëzua në det, pasi një manovër shkoi keq gjatë një show ajror në Itali.

Kapiteni Gabriele Orlani humbi tragjikisht jetën, kur avioni i Forcave Ajrore italiane, F – 2000A Typhoon u rrëzua në det, fare pranë bregut të Terrancia, rreth 75 kilometra në jug të Romës.

Një video e postuar në Twitter tregon avionin me vlerë 125 milion paund teksa qëndron mbi re dhe nis të bëjë një manovër.

Por diçka shkoi keq dhe xheti nis të zbresë me shpejtësi në drejtim të detit, ndërsa piloti përpiqet i dëshpëruar për të rifituar lartësinë.

Reagimet e dëshmitarëve të shumtë mund të dëgjohen në video, teksa avioni përplaset në detin Mesdhe.

Trupi i pilotit 36 – vjeçar u gjet rreth 90 minuta pas përplasjes fatale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu