Nikoliq në OKB: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se qëllimi kryesor i Serbisë është ruajtja e paqes dhe e stabilitetit.
Sipas B92, ai u ka bërë thirrja komunitetit ndërkombëtarë për të ndikuar te Institucionet e përkohshme në Prishtinë në mënyrë që të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe, e cila është edhe sipas marrëveshjes së Brukselit, duke shtuar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën.

Ai thotë se pavarësisht mungesës së konstruktivitet dhe tentimeve për t’iu bashkuar Organizatave Ndërkombëtare, veprimet e njëanshme në marrëveshje me disa fuqi të mëdha çojnë ne kundërshtim me dialogun.

“Tentimet për INTERPOL e UNESCO çojnë mbrapa në dialog. Para pese vite vendosa t’i bashkohem dialogut për të siguruar një jete të qetë për serbët në Kosovë. Është harruar se mbretërit serbë kanë ndërtuar kishat dhe manastiret dhe shumë nga këto objekte hyjnë në listën e të rrezikuarve. Në këtë Këshill kemi garanci se përkrahet integriteti i Serbisë. E dimë se ka shtete që e kanë njohur të ashtuquajturën shtet i Kosovës por shumica nuk e kanë bërë këtë. Nuk do të doja që fëmijët tuaj të jetojnë ne kushtet që fëmijët serbë jetojnë në Kosovë. Dua të qartësoj se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Në emër të qytetarëve të Serbisë dua ti falënderoj të gjithë që e përkrahin qëndrimin tonë. I ftoj shtetet qe nuk e kanë njohur Kosovën që ti rezistojnë presioneve dhe të shkojmë përpara. Shtetet qe kanë njohur Kosovën i lus që ti ri-konsiderojnë qëndrimet e tyre. Serbia nuk është e gatshme për njohjen e Kosovës”, ka thënë Nikoliq në fjalimin e tij në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më tej, fjalimin e tij ia kushton edhe formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku paraqet shqetësimin e tij pse ende një gjë e tillë nuk ka filluar.

Sipas tij krijmi i AKSHS, është një parakusht për jetë normale dhe për një mbijetesë të qëndrueshme të popullit serb në këtë krahinë, shkruan më tej B92.

Ai ka shtuar se Serbia është për të garantuar paqe dhe stabilitet në rajon.

“Duke u përgjigjur me përgjegjësi dhe vendosmëri ndaj sfidave, institucionet shtetërore të Serbisë kanë rezultuar me uljen e tensioneve në Kosovë dhe Metohim, megjithëse është përfolur se do të eskalojë situata”, ka shtuar më tej ai.

Presidenti serb, po ashtu ka thënë se pala kosovare nuk po i respekton marrëveshjet e arritura në bisedimet e Brukselit.

“Ne e përshëndesim vazhdimin e dialogut. Ne jemi për vazhdojini e dialogut dhe jo për mbështetjen e dhunës dhe kërcënimit. Çfarëdo ndryshimi do të ishte kërcënim i rezultues 1244. Serbia ka bërë propozimet e veta gjatë dialogut, ato kanë qenë realiste. Por, një gjë e tillë nuk është bërë nga pala tjetër e cila ka dështuar së zbatuari marrëveshjet. Serbia është e përkushtuar drejtë arritjes së paqes. Ndalimi i trenit nga pala kosovare është shkelje dhe paraqet shkelje të lirisë së lëvizjes”, ka thënë presidenti serb Tomislav Nikolic./Indeksonline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu