Nipi i heroit Mehë Uka i bashkangjitet Lëvizjes Vetëvendosje (FOTO)

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, nipi i Heroit Mehë Uka, Alban Uka ka njoftuar se i është bashkangjitur Levizjës Vetëvendosje, me qendër në Mitrovicë.

Ai këtë njoftim e ka bërë përmes profilit të tij zyrtar në facebook, ku vërehet qartë edhe në postimin e tij përkrahja e madhe që e gëzon edhe Albani.

"Dihet mirë që në regjionin e Shalës së Bajgorës, familja e Heroit të Kombit Mehë Uka, gëzon një respekt dhe popullaritet të madh në këtë rajon, për trimerinë dhe bujarinë që e posedon, dihet mirë që kjo familje i ka dhënë shumë trima këtij vendi brez pas brezi !"

Nder te tjerash ai shton: “Duke qenë se jam i edukuar për të dhënë dhe kontribuar për vendin sa herë që është nevoja, qoftë edhe kur sakrifica është me jetë, është shumë vështirë të qëndroj duarkryq, duke parë se vendi ynë nuk është ashtu si dëshirojmë. Prandaj, për ta ndryshuar këtë gjendje, në konsultim me familjen, shoqërinë, miqtë, dashamirët, kam vendosur që të angazhohem politikisht, si rrugë e vetme për t’iu dhënë gjërave drejtimin e duhur. Angazhimin tim politik dhe kontributin tim do ta jap në Lëvizjen VETËVENDOSJE, lëvizje kjo e cila e ruajti konstruktivitetin dhe konsistencën në kohë që nga themelimi i saj.”

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë që ka bërë ai./InfoShqip.com