Nis fushata, Ibrahimi akoma nuk e ka dorëzuar mandatin

Zekirija Ibrahimi, kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar i komunës së Çairit ende nuk ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij si deputet në Parlament. Deputeti i Besës ende nuk i ka bërë të qarta për opinionin arsyet e këtij veprimi, edhe pse përkundër faktit që gjatë prezantimit të kandidaturës së tij ai ka siguruar mbështetësit e tij se do të dorëzojë mandatin e deputetit.

“Meqë këto ditë po shtrohet edhe çështja se çfarë do të bëj me detyrën time si deputet, dua ta njoftoj opinionin se, në konsultim me Kryetarin dhe Kryesinë Qendrore të Lëvizjes, në vigjilje të kësaj fushate përfundon edhe përvoja ime si deputet. Unë nuk do të jem më deputet i Lëvizjes BESA, sepse ligji nuk e lejon të jesh edhe kryetar i Komunës, edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Ibrahimi. Në po të njëjtën ditë, më 15 shtator, kur Ibrahimi vetëm deklaronte se kishte ndërmend të jepte dorëheqje, kryetari i Besës, njëherazi edhe kandidat për kreun e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dorëzoi mandatin e tij. Madje Kasami lajmi e shoqëroi me një foto në të cilën shkruante se “gati një vit kisha mundësi t’i shërbej qytetarit shqiptar të Maqedonisë, me kënaqësi sot po jap dorëheqje për ta pranuar sfidën e re për udhëheqjen e Komunës së Tetovës, që kështu t‘u shërbej të gjithë tetovarëve”. Gjatë dhjetë ditëve që pasuan kandidati për kreun e komunës së Çairit, ende nuk e ka marrë një vendim të tillë, ndërkohë që sipas rregullores dorëzimi i mandatit të tij pasohet edhe me procedurën e verifikimit të mandatit të deputetit të ri që do të ulet në vendin e tij. Nga ana tjetër edhe kandidatët që kanë shpallur kandidaturat për garimin në zgjedhjet e 15 tetorit kanë dhënë dorëheqje nga vendet dhe funksionet e tyre. Një veprim të ngjashëm e kanë bërë edhe ato që janë të angazhuar nëpër shtabet zgjedhore.

Kandidati i Bashkimit Demokratik, Visar Ganiu, një javë më parë e deklaroi publikisht dorëheqjen e tij nga posti i zëvendësministrit të Arsimit dhe shkencës në një konferencë shtypi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu