Nis “hakmarrja”, shqiptari masakron me shkelma të dënuarin grek

Një shqiptar dhe një grek janë zënë në një burg të Greqisë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një burg në Kretë dhe nga mediat greke cilësohet si nisje e luftës “hakmarrësë” mes grekëve e shqiptarëve.

Mediat greke raportojne se një 29-vjeçar nga Kreta u qellua me grushte e shkelma në kokë e fytyrë nga një shqiptar 33-vjeçar.

Policia bën me dije se në këtë burg prej shumë kohësh nuk ka pasur të dënuar shqiptar dhe ata që kanë mbetur nga vitet e kaluara, mbahen në sektorë të veçantë.

Kjo pasi pikërisht në këtë burg ka një “hasmëri” të hershme mes shqiptarëve dhe grekëve.

Mediat greke kujtojne se në prill të vitit 1999, në këtë burg u vra greku G. Sopasi dhe që atëherë shqiptarët nuk i fusin në qelitë kryesore të burgut.

Kush transferohet për të qëndruar tranzit në këtë burg, mbahet në një sektor të veçantë.

Pikërisht 33-vjeçari shqiptar u transferua për të qëndruar një ditë, pasi kishte gjyqin në Kretë për grabitje me armë.

Ai kërkoi të drejtat e tij për të kaluar natën në qelitë kryesore të burgut dhe u fut në një qeli me grekun 29-vjeçar të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Ky i fundit njihet në burg si djalë i kulturuar dhe që punon për të nxjerrë para në burg.

Dyshohet se 33-vjecari shqiptar është nxitur nga grupi i shqiptarëve që mbahen në sektor të veçantë me qellim për te treguar forcën ndaj grekeve, pra “ne bëjmë komandën këtu”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu