Nis konflikti që mund të shkaktojë një luftë me shumë viktima

Forcat irakiane kanë nisur një ofensivë të madhe mbi disa fronte që synonin rikthimin e qytetit kurd të Kirkukut, duke pretenduar se shkaktuan “shumë viktima” në luftën kundër zonave që kontrollohen nga kurdët.

Ushtria federale, e mbështetur nga militantët shiitë, tha se kapën kontrollin e aeroportit ndërkombëtar të qytetit, si dhe një fushë nafte, bazës ushtarake strategjike K1 dhe lagjes Taza Khormatu në juglindje të Kirkukut të hënën.

Forcat kurde të njohura si Peshmerga po hapën në skaj të aeroportit pas tërheqjes nga pozicionet e tyre jashtë qytetit verior, raporton “Al Jazeera”.

Qindra banorë kurdë të armatosur po merrnin pozicionet e tyre në qytet duke u mbrojtur nga sulmet e ushtrisë irakiane.

Banorët e qytetit multietnik, me rreth një milion arabë, kurdë, turkmenë dhe të krishterë, qëndruan brenda dhe raportuan se po dëgjonin krisma të bombave në mënyrë sporadike, të cilët ata thanë se këto zhurma ngjanin me granatime.

Këshilli i Sigurimit i Rajonit të Kurdistanit tha në një deklaratë se Peshmerga shkatërroi të paktën pesë automjete të blinduara të Humvee që përdoreshin nga milicitë shtetërore të sanksionuara pas sulmit në jug të qytetit.

Një komandant i forcave irakiane tha se luftimet me forcat kurde shkaktuan “shumë viktima” pa dhënë një numër të veçantë.

Gjeneral brigade Bahzad Ahmed tha se trupat irakiane “dogjën shumë shtëpi dhe vranë shumë njerëz” në Tuz Khurmatu dhe Daquq, në jug të qytetit të kontestuar.
Pretendimet e tij nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi tha në një deklaratë se ofensiva kishte për qëllim mbrojtjen e unitetit kombëtar.

“Është detyra ime kushtetuese për të punuar për të mirën e qytetarëve dhe për të mbrojtur unitetin tonë kombëtar që u kërcënua me copëzimin si rezultat i referendumit që u organizua nga rajoni kurd”, tha Abadi.

“Referendumi erdhi në një kohë kur vendi po lufton kundër terrorizmit që ka ardhur në formën e ISIL-it. Ne u përpoqëm t’i nxisim kurdët të mos shkelin kushtetutën dhe të përqendroheshin në luftimin e ISIL-it, por ata nuk dëgjonin… Ata zgjodhën interesat personale mbi interesat e Irakut”.

Tensionet midis të dy palëve kanë qenë veçanërisht të larta që kur kurdët e Irakut votuan kryesisht për shkëputjen në referendumin e muajit të kaluar që Bagdadi e hodhi poshtë si të paligjshëm.

Pak pas referendumit, parlamenti irakian i kërkoi al-Abadit të dërgonte trupa në Kirkuk dhe të merrte kontrollin e fushave të naftës në rajon.

Më vonë gjatë ditës, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje forcave irakiane dhe kurde për të shmangur eskalimin dhe për t’iu kthyer dialogut për zgjidhjen e dallimeve të tyre.
“Ne vazhdojmë të mbështesim një Irak të bashkuar,” tha zëdhënsja e Pentagonit, Laura Seal.

“Pavarësisht nga vendimi fatmirësisht i qeverisë rajonale të Kurdistanit për të ndjekur një referendum të njëanshëm, dialogu mbetet opsioni më i mirë për të zbutur tensionet e vazhdueshme dhe çështjet afatgjata, në përputhje me kushtetutën e Irakut”, shtoi ajo


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu