Një mesazh për politikën shqiptare që harron të varfërit, por kujtohet shpesh për stomakun

Bardhyl Matraxhiu

Një histori e lashtë kur të varfërit braktisin një vend
Një nga oratorët romakë të cilin e zë në gojë Dionisi i Alikarnasit,historian greko-latin (60-7 per), ka qenë Menen Agripa. Më 494, mbas luftës me Volskët dhe Sabinët, plebi i Romës, zhytur në borxhe dhe mbytur nga hallet, braktisi i tëri qytetin e Romës e doli në Krustumeri, mbi një kodër në mes Tiberit dhe Anienit, dhe senati në këtë rast vendosi të dërgojë atje një nga politikanët më të shquar.
Ky ishte Menen Agripa, demagogu, që me elokuencën e tij diti të sajojë një përrallë mbi rebelimin e gjymtyrëve të njeriut kundër stomakut. Dhe këtë e krahsoi me rebelimin e plebejve, kundër patricëve.
Thuhet se plebejtë të bindur nga fjala e Menen Agripës u kthyen prapë në Romë dhe pranuan t’u shtrohen senatit dhe aristokracisë. Por nuk mjaftonin vetëm premtimet se konsulli romak Spur Kasi ndërmori reforma agrare dhe sociale për të ndaluar rrënimin e të varfërve dhe për të mbajtur nën kontroll pangopësinë e patricëve.
Histori shumë e lashtë, Moralin mbi 100 mijë azilantë në Gjermani dhe 200 mijë të tjerë kërkesë për në Amerikë në ditët e sotme dhe politikën shqiptare nxirreni vetë..