Një veturë godit muslimanët që dilnin nga falja e namazit të Bajramit në Njukasëll (VIDEO)

6 persona janë lënduar pasi që një veturë ka goditur turmën e njerëzve që po dilnin nga xhamia pas faljes së namazit të Fitër Bajramit. Aksidenti ka ndodhur afër qendrës sportive Vestgejts (Wastegate) në qytetin e Njukasëllit të Anglisë, njofton InfoShqip.

Në mesin e të lënduarve njoftohet se ka pasur 3 fëmijë të cilët menjëherë janë dërguar në spital për kurim, ndërkohë që një fëmijë 8 vjeçarë ka pësuar lëndime më serioze.

Tani për tani nuk dihen cili ka qenë motivi i shoferit, por policia ka njoftuar se ndeshja nuk besohet të jetë sulm terrorist.

Për incidentin u lëndua 42 vjeçarja që drjejtonte veturën.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu