Noizy në telashe… nuk i bindet policëve në Durrës

Reperi i njohur shqiptar Noizy është ndaluar në qytetin e Durrësit pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe kishte gjoba të papaguara.

Policia e Durrësit njofton se ka nisur procedim penal ndaj Rigers Rajku, 30 vjecc, por që të gjithë e njohim si këngëtarin Noizy.

Ai ka qënë duke udhëtuar në segmentin rrugor Ura e Dajlanit- Plepa, duke drejtuar mjetin e tij tip Benz, AA 517 MT. Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat, por Noizy nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Efektivët janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat. Mjeti është sekuestruar.

/ Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu