Nova Makedonija: Ja pse vrasja në Strugë nuk ka të bëjë me gjakmarrjen?

Gazeta e parë maqedonase, Nova Makedonija, jep detaje të reja në lidhje më vrasjen e Dilaver Bojku – Lekut në Strugë. Sipas kësaj gazete, që thirret në burime relevante, kjo vrasje nuk ka të bëjë me gjakmarrjen, siç u pretendua në rrjetet sociale dhe në disa media.

Vrasësi i Lekut, sipas burimit të Nova Makedonija, pasi ka shtënë me armë nga pas, ka bërtitur dhe ka folur në gjuhën serbe fjalët “Tani je i pavlefshëm””Nuk vlen asgjë”.

“Sipas një burimi relevant, që ka qënë prezent në momentin kritik dhe në vendin kritk, vrasësi, i cili i është drejtuar viktimës nga pas dhe me një plumb e ka kryer punën e tij, pas vrasjes, në gjuhën serbe me zë ka bërtitur “Tani je i pavlerë”.

Ky është element kyç për hetim të motivit të vrasjes, e me këtë edhe element I rëndësishëm për të ardhur deri te kryerësi I veprës”- shkruan gazeta Nova Makedonija, për vrasjen e javës së shkuar në Strugë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu