Nuk ka sanksione për drejtorin e gjimnazit të Prilepit, i cili ftonte nxënësit për protesta antishqiptare

Inspektorati shtetëror i arsimit nuk do ta dënojë drejtorin e gjimnazit të Prilepit, Kire Nikollovski, i cili në disa video shihej se si ju bën thirrje nxënësve të shkollave të mesme të dalin në protesta kundër gjuhës shqipe dhe Deklaratës së partive shqiptare.

“Bazuar në kontrollin Inspektorial të kryer në shkollën e mesme “Mirce Acev” në Prilep, nuk janë plotësuar kushtet e nenit 109, paragrafi 1 alineja 1 dhe paragrafi 2 nga Ligji për arsim të mesëm për ekzistimin e shkeljeve dhe shqiptimin e sanksionit”, thuhet në kumtesën e Inspektoratit shtetëror të arsimit.

Padi penale ndaj drejtorit ngritën një prind i nxënësit dhe LSDM-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu