“Nuk më dukesh se je vetëm futbollist”

Një moment i veçantë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionion “Proçesi Sportiv”. Sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani ka qenë i ftuar dhe foli për ndeshjen kundër Kukësit, por gjatë bisedës u ndesh me një ngacmim të bukuroshes së këtij emisioni, Blerta Lekës.

Fituesja e Miss-Universe iu drejtua shtatlartit të të kuqve: “Ti nuk më dukesh se je vetëm për futbollist. Me fizioniminë që ke mendoj se je për aktor”, i tha ajo duke qeshur, ndërsa sulmuesi i Partizanit u vu disi në siklet.

Megjithatë ai e mori në dorë situatën duke ia kthyer me të njëjtën monedhë: “Duke qenë se jam sulmues, dua të eci vetëm para. Ndaj unë jam më shumë për aksion”, përfundoi duke qeshur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu