Nuk do ta besoni se cila është gjuha e dytë më e folur në Shqipëri

Të gjesh se cila gjuhë flitet më shumë në një vend është shumë e lehtë pasi është edhe gjuha zyrtare e atij shteti. Por, gjuha e dytë më e folur në një vend jo gjithmonë është e lehtë për ta evidentuar.

Por universiteti “Olivet Nazarene” sipas Business Insider, ka zhvilluar një studim duke zbuluar se cila është gjuha e dytë më e folur në shumicën prej shteteve të botës. Këto të dhëna janë nxjerrë nga “World Factbook” i CIA-s.

Interesant është edhe fakti tjetër se në Shqipëri, gjuha e dytë më e folur nuk është anglishtja dhe as gjuha italiane, por është greqishtja. Duke analizuar gjuhën e dytë më të folur në një vend mund të zbulojmë shumë për historinë e atij vendi apo edhe rajonit përreth.

Shqipëria ka vende fqinj Greqinë dhe një numër i madh emigrantesh kanë emigruar pas viteve ’90, dhe ky fakt mund të jetë mëse i justifikuesehëm.

Për shembull, Algjeria, Tanzania dhe Tunizia që të gjitha gjuhën e dytë më të folur kanë frëngjishten meqë ato kanë qenë koloni të Francës.

Në Bosnje e Hercegovinë, gjuha e dytë më e folur është kroatishtja, në Mal të Zi serbishtja, ashtu si edhe në Kroaci, ndërsa në Maqedoni dominon shqipja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu