Obama do të bëjë paraqitjen e parë publike pas dorëzimit të postit të Presidentit

Pas një pushimi tremujor, ish-Presidenti Barack Obama po kthehet në jetën publike.

Ai do të kthehet të hënën në Çikago dhe do të flasë me studentët e Universitetit të Çikagos rreth organizimit të komunitetit dhe angazhimit qytetar, duke shënuar kështu ngjarjen e tij të parë publike që nga largimi i Shtëpisë së Bardhë në janar, transmeton Klan Kosova.

Ish-presidenti amerikan, i cili jetonte dhe punonte në qytet për vite dhe gjithashtu dikur punonte si profesor i së drejtës kushtetuese në kolegj, do të dalë në skenë me rreth gjashtë nxënës të shkollave të mesme dhe të diplomuar nga kolegjet.

Ai pritet të qëndrojë në qytet për disa ditë. Ai kishte vizituar Çikagon një herë më parë që nga largimi i zyrës – për një takim privat të lidhur me Qendrën e ardhshme Presidenciale.

Ish-presidenti dhe gruaja e tij Michelle Obama së fundmi u panë në jahtin luksoz të David Geffen.

Ai u pa edhe duke i bërë fotografi gruas së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu