Objekte misterioze të lashta të gurit zbulohen në Arabinë Saudite

Një grup i arkeologëve ndërkombëtarë të cilët kanë kryer gërmime në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite kanë bërë një zbulim unik.

Ata kanë gjetur objekte të çuditshme të gurit duke përdorur imazhet e satelitëve të Google Earth, disa prej tyre 7,000 deri në 9,000 vite të vjetra, transmeton portali arbresh.info

Objektet janë të lokalizuara në territorin e Harrat-Khaybar. Në total, hulumtuesit kanë zbuluar rreth 400 struktura të gurit, shumica prej tyre drejtkëndore dhe rrethore në formë. Qëllimi i tyre nuk është bërë i ditur ende.

Disa prej tyre përbëhen nga disa mure guri. Por ka mure të ndara, të ndërtuara përafërsisht prej gurësh. Madhësia e objektit më të vogël është 13 metra katror, më i madhi është 518 metra katror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu