OBRM-PDUKM: Testimi ekstern është në përputhje me gjithë rekomandimet konstruktive

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj Partisë Liberal Demokrate (PLD) të Maqedonisë, e cila tha se testimi ekstern paraqet një makth të vërtetë për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se PLD nuk ka aspak dallim prej LSDM-së dhe Sorosit dhe po zhvillojnë politikë destruktive, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Modeli i testimit ekstern i cili do të zbatohet këtë vit shkollorë është në përputhje me gjithë sugjerimet dhe rekomandimet konstruktive evropiane dhe në këtë mënyrë notat që do t’i marrin nxënësit nuk do të ndikojnë në suksesin përfundimtarë të tyre. Notat në vend të çertifikatës së nxënësve, do të shkruhen në një fletë shtesë dhe do të jetë avantazh për regjistrim në shkollë të mesme apo fakulltet”, thuhet mes tjerash në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë nuk do të jenë pjesë e testimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu