Osmani: Gjuha shqipe do të implementohet përpara zgjedhjeve lokale

“Shpresojmë shumë shpejtë që do të futet në procedurë qeveritare dhe pasi të miratohet në Qeveri do të dërgohet në Kuvend, do të kërkoj me insistimin e Komisionit Evropian dhe me mendim të Komisionit të Venedikut, por nëse ky proces do të vonohet, Parlamenti do ta votojë”, kështu u përgjigj, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në pyetjen se a do të implementohet ligji për gjuhën shqipe në 100 ditëshin e parë të Qeverisë, gjegjësisht përpara zgjedhjeve lokale.

Në lidhje me këtë çështje, dje edhe kryeministri Zoran Zaev, tha se ligji për gjuhët do të miratohet përpara zgjedhjeve loakle

“Një gjë është e sigurt, Qeveria do ta miratojë ligjin për gjuhët përpara zgjedhjeve lokale, ndërkaq nëse jemi të përgatitur do ta miratojmë edhe në Parlament. Vetëm na ndiqni dhe do të shini se si do të rriten votat ndaj koalicionit tonë edhe te maqedonasit, edhe te shqiptarët, turqit, serbët etj.”, tha Zaev.

Ligji për gjuhët, shtoi kryeministri, tanimë po përgatitur në Ministrinë e Drejtësisë dhe shumë shpejtë pritet që të dorëzohet në Qeveri nga ku më pas do të procesuohet në Komisionin e Venedikut dhe Parlament.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu