Ozil tallet me Mustafin: Kemi paguar 41 milionë për të?

Janë shokë të ngushtë dhe pothuajse gjatë gjithë kohës qëndrojnë së bashku.

Por Mesut Ozil shpesh herë tallet me Shkodran Mustafin pas stërvitjeve në klubin e Arsenalit.

Ozil është duke shkruar autobiografinë e tij e cila do të titullohet ‘Jeta ime’.

Por në këtë autobiografi është zbuluar se si Ozil tallet me Mustafin pothuajse pas çdo stërvitje që gjermani mposhtë shqiptarin.

Ai vrapon nëpër fushë duke bërtitur “Çfarë? Ne kemi paguar Valencian 41 milionë për Mustafin? Pse?”, thotë Ozil duke bërë shaka me mikun e tij të ngushtë.

Kjo pjesë nga autobiografia e Ozilit është zbuluar nga prestigjiozja angleze Metro.

 Gjithsesi Ozil bënë shaka me Mustafin pasi ata janë dy miq të pandashëm tek Arsenali dhe Kombëtarja e Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu