Pamje dramatike: Po përpiqeshin të rrëmbejnë anijen, piratët somalezë sulmohen me mitraloz nga amerikanët (VIDEO)

Pamje dramatike të një ekipi të sigurisë private të angazhuar në një luftë zjarri me piratët somalezë duke u përpjekur për të rrëmbyer një anije mallrash janë shfaqur në internet.

Siç shkruajnë mediat e huaja, një motoskaf mund të shihet duke ardhur drejt anijes pasi një kontraktor privat i sigurisë, që thuhet të jetë amerikan, përdor armën dhe fillon të qëllojë mbi ta.

Fillimisht, siç thuhet më tej, ka qenë një roje ai i cili fillon me të shtëna paralajmëruese në drejtim të skafit që mund të shihet duke u afruar.

Gjithashtu një barkë e dytë duket gjithashtu duke u afruar drejt anës së djathtë të anijes.

Rojet e sigurimit qëllojnë me dhjetëra plumba në drejtim të tyre, të cilat përfundimisht tërhiqen.

Pamjet, të ngarkuara më 20 prill, besohet se kanë ndodhur në oqeanin indian në 2012.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-4435118/Somali-pirates-lose-deadly-gun-fight-security-guards.html?ito=embedded


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu