Pamje e pazakontë në pajisjen e ultrazërit: Fëmija i palindur, “përshëndet” me dorë (FOTO)

Libby dhe Mathew Vlasic nga New Yorku, kanë mbetur të befasuar kur kanë parë fëmijën e tyre të palindur, që kishte ngritur dorën sikur donte t’i përshëndeste.

Prindërit e fëmijës gjashtëvjeçar, i janë gëzuar shumë faktit që ai do të jetë vëllai i madh i një motre që së shpejti vjen në jetë.

Por, derisa po bënin vizitat e zakonshme te mjeku, ata nuk mund t’i besonin syve kur panë imazhin që shfaqi ultrazëri.

“Sikur donte të thoshte se jam mirë dhe mos u brengosni për mua, vij së shpejti”, ka thënë Libby lidhur me rastin.

Madje, as ekspertët nuk kanë parë më herët që një fëmijë të kapet në këtë formë duke treguar qartë edhe gishtat e vegjël.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu