Panik në njërin nga plazhet më të vizituara të bregdetit spanjoll: Peshkaqeni gjigant tmerron pushuesit që laheshin (VIDEO)

Njëri nga plazhet me të vizituara të bregdetit spanjoll në Majorca, për disa momente është mbyllur gjatë vikendit të kaluar, pasi që një peshkaqen gjigant u fut afër pushuesve duke krijuar kaos dhe panik tek mijëra njerëz që iknin nga uji.

Peshkaqeni i gjatë 2.5 metra është vërejtur duke u “sorollatur”,në një plazh në vendin e njohur si Iljetas në afërsi të Magalufit.

Kujdestarët e plazhit menjëherë kanë paralajmëruar pushuesit duke bërtitur: “Të gjithë dilni nga uji”.

“Po, është peshkaqen. Kurrë më parë nuk kam pasur rastin ta shoh plazhin e thatë”, ka shkruar një turiste në Tëitter.

Pjesëtarët e gardës civile menjëherë kanë vënë masat preventive në atë zonë, me qëllim që peshkaqeni të mos shfaqet sërish në plazh. Megjithatë, peshkaqeni u shfaq sërish dhe kështu u detyruan ta mbyllin.

Por, pas disa ditëve ajo është rihapur, megjithatë, ekipet e shpëtimit kanë vënë masa kufizuese në ujë, dhe kthenin pas të gjithë ata që tentonin ta kalojnë vijën e kuqe të bërë me litar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu