Papa viziton muslimanët dhe të moshuarit në Milano

Papa Framcesku tregoi të shtunën përulësinë  e tij  me një vizitë në Milano për t’u takuar me familje të klasës punëtore, përfshi dhe një myslimane, teksa përdori dhe një tualet publik të përkohshëm.

Papa nuk e nisi vizitën e tij nga katedralja e famshme gotike e metropolit por ndaloi vetëm në zonat rezidenciale periferike, ku u takua me disa familje, një prej të cilave ajo e Mihoual Abdel Karim, emigrant mysliman nga Maroku.

“Ishte shumë emocionale, njësoj sikur të kishim një mik në shtëpi,” tha Karim, i cili i kishte ofruar Papës ëmbëlsira dhe qumësht.

Që prej zgjedhjes  së tij në 2013, kryeprifti nga Buenos Aires është njohur për kontaktet me shtresat e paavantazhuara dhe mohimin e shumë lehtësirave që ofron posti i kreut të  Kishës Katolike me më shumë se 1.2 miliardë ndjekës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu