Papunësia në Gjermani në shkallë të re rekorde të ulët

Shkalla e papunësisë së konsoliduar në Gjermani ra në nivel rekord prej 5,9 për qind në janar, informoi Agjencia federale gjermane për punësim.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, në vitin e ri ekonomia më e madhe evropiane e rrëzoi rekordin e vjetër prej 6,1 për qind papunësi dhe katër muaj me radhë shënon ulje të numrit të të papunëve të përkohshëm dhe të përhershëm, para së gjithash për shkak të numrit të rritur të punësimeve sezonale, që janë shtuar për 26 mijë në muajin e parë të vitit 2017.

Analistët në fillimin e vitit pritnin që shkalla e papunësisë të paraqiste gjashtë për qind, sa ishte vërejtur në dhjetor të vitit 2016, por numrat e rinj i rrënuan analizat e tyre.

Me shkallë prej 5,9 për qind niveli i papunësisë është më i ulëti prej bashkimit gjerman në vitin 1990.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu